Spiropali shtrëngon duart me ministrin e jashtëm serb në Nju Jork, Gjuriç “e fsheh” foton me kryediplomaten shqiptare

Spiropali shtrëngon duart me ministrin e jashtëm serb në Nju Jork, Gjuriç “e fsheh” foton me kryediplomaten shqiptare

Gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrja jonë e jashtme, Elisa Spiropali ka marrë pjesë edhe në një takim të Nismës Adriatiko- Joniane. Pjesëmarrjen në këtë tryezë ajo e ka njoftuar përmes një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit. “Përgjatë mëngjesit të sotëm të punës në Nju Jork me homologë dhe partnerë të Nismës Adriatiko-Joniane, theksova se bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është nevojë strategjike për përshpejtimin e integrimit në BE🇪🇺 të rajonit tonë”, shkruan Spiropali. Së bashku me njoftimin ministrja e Jashtme ka publikuar një foto teksa shtrëngon duart me homologun e saj serb Marko Gjuriç. Nga ana tjetër kreu i diplomacisë së Beogradit ka përmendur organizatorin e këtij takimi, ministrin e jashtëm të Maqedonisë së...