Presidenti Trump e lidh autizmin me Tylenolin, u kërkon grave shtatzëna ta shmangin

Presidenti Trump e lidh autizmin me Tylenolin, u kërkon grave shtatzëna ta shmangin

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të njoftojë mjekët se përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë mund të shoqërohet me një “rrezik shumë të rritur të autizmit”, pavarësisht dekadave të provave se është i sigurt.  “Ata po rekomandojnë fuqimisht që gratë të kufizojnë përdorimin e Tylenol gjatë shtatzënisë, përveç nëse është e nevojshme nga ana mjekësore”, si për shembull për të trajtuar ethet, “nëse nuk mund ta përballojnë dot”, tha Trump.  Presidenti amerikan pohoi se marrja e paracetamolit, përbërësi kryesor në Tylenol, i njohur gjithashtu në SHBA si acetaminofen, “nuk është i mirë” dhe se gratë shtatzëna duhet ta marrin atë vetëm në raste të etheve ekstreme.  Ekspertët thonë se ka shkaqe të shumta të autizmit, dhe shkenca që tregon një lidhje midis autizmit dhe Tylenol nuk është e qartë.  Pa trajtim, ethet mund të...