Dua Lipa ndërpret bashkëpunimin me agjentin pas letrës kundër grupit pro-Palestinë

Dua Lipa ndërpret bashkëpunimin me agjentin pas letrës kundër grupit pro-Palestinë

Dua Lipa ka marrë një vendim që ka bërë bujë jo vetëm në botën e muzikës, por edhe në qarqet politike. Këngëtarja me famë botërore ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj, David Levy, pas një veprimi të tij që u pa si i lidhur ngushtë me konfliktin në Lindjen e Mesme. Levy, figurë kyçe e agjencisë prestigjioze WME, ishte mes nënshkruesve të një letre dërguar organizatorëve të festivalit të Glastonbury, ku kërkohej që grupi irlandez Kneecap të mos lejohej të performonte. Arsyeja lidhej me aktivizmin e hapur të grupit pro-Palestinë. Megjithatë, kërkesa nuk u mor parasysh dhe grupi doli në skenë, ndonëse performanca e tyre nuk u transmetua nga BBC, gjë që u interpretua si një formë presioni. Ky veprim i agjentit nuk kaloi...