Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Po kam frikë me shku te Zoti” – deklarata e fuqishme e Petrovcit e dhënë para disa viteve
Sot u nda nga jeta Enver Petrovci, një nga figurat më të njohura të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Aktori dhe pedagogu i shquar la pas një trashëgimi të pasur artistike që do të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm. Para tre vitesh, në një intervistë në emisionin Libero, Petrovci rrëfeu hapur bindjet, reflektimet dhe pasionin e tij për artin, që e karakterizuan gjatë gjithë jetës. “Mendoj që pak kam punuar, pak kam bërë, nuk jam modest. Unë jam besimtar. Aty nuk kam dilemë, se e kam parë dritën e Zotit,” kishte thënë ai. Ai gjithashtu shprehu dhe frikën që ndjente për dhuratën e talentit që Zoti i kishte dhënë: “Kam frikë me shku te Zoti sepse më ka dhënë shumë mundësi, e unë nuk...