Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Çfarë është sindroma e Stendalit?
Sindroma Stendal, e njohur ndryshe edhe si sindroma e Firences (qytet ku është manifestuar shpeshherë), është një ndjenjë psikosomatike e dallueshme në subjekte të ndryshme kur gjenden përpara veprave të artit me bukuri të jashtëzakonshme, veçanërisht nëse ato janë ngjeshur në hapësira të kufizuara. Por në ç’mënyrë shfaqet kjo? Dhe, mbi të gjitha, cilat janë simptomat? Origjina e fjalës Dukuri e verifikuar shpeshherë në prani të veprave të Karavaxhios dhe Mikelanxhelos, termi i sindromës i detyrohet shkrimtarit francez Stendal. Ishte pikërisht ai që i përshkroi për herë të parë në veprën “Roma, Napoli dhe Firence”, shkruar në vitin 1817, efektet e kësaj patologjie psikosomatike, eksperimentuar në vetën e parë. Në të vërtetë, në një nga dritaret e udhëtimeve të tija, Stendali rrëfen...