Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nofulla e çeliktë” e Kinës që po tmerron Uashingtonin
Inxhinierët e Qendrës së Kërkimeve Shkencore Detare të Kinës (CSSRC) kanë prezantuar një pajisje të re, e quajtur “nofulla e çelikut”, e cila sipas ekspertëve mund të përbëjë rrezik serioz për rrjetin botëror të komunikimit. Pajisja është projektuar për të arritur në thellësitë e oqeanëve pranë rrjetit të kabllove nënujore dhe ka aftësinë t’i presë ato, duke rrezikuar të lërë pa komunikim miliona banorë. Ky mekanizëm është i pajisur me dy nëndetëse, “Fendouzhe” dhe “Hooidou”, njëra prej të cilave është e pilotuar, me kapacitet zhytjeje deri në 4.9 kilometra. Pajisja fokusohet tek kabllot e blinduara të fibrës optike që transportojnë rreth 95% të trafikut global të internetit. Struktura e “nofullës” është ndërtuar me aliazh titani për të përballuar presionin ekstrem të thellësisë dhe përmban një...