Foto me cigare në ambient të mbyllur, Albana Koçiu e nis me “dorë të hekurt”, shkarkon zv.ministrin

Foto me cigare në ambient të mbyllur, Albana Koçiu e nis me “dorë të hekurt”, shkarkon zv.ministrin

Ministrja e brendshme Albana Koçiu e nis detyrën me “dorë të hekurt” që në ditët e para të emërimit në pozicionin e ri. Një prej vendimeve të saj pak ditë pas betimit në presidencë ka qenë propozimi që i ka bërë qeverisë për të shkarkuar nga detyra zv.ministrin Andi Mahila. Cigarja që po konsumonte brenda një ambienti të mbyllur i ka kushtuar vendin e punës zv.ministrit. Mahila, i cili mbante këtë detyrë prej vitesh, është fotografuar duke konsumuar cigare në një ambient të mbyllur në kundërshtim me ligjin. Qytetari e ka denoncuar rastin te ministrja e Brendshme Albana Koçiu. Pas shqyrtimit të rastit, ministrja ka propozuar shkarkimin e Andi Mahilajt dhe më pas është liruar nga detyra. Andi Mahila mbante detyrën si zëvëndësministër i Punëve...