“Opozita është e çoroditur, pa veprimtari”/ Mustafaj, sjell analizën e tij politike: Rama do na çojë ndonjë kafshë…

Ish-drejtuesi i “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj i ftuar në një studio televizive tha se opozita duhet të hartojë një veprimtari politike dhe një strategji për te rrëzuar shtylllat regjimit që ai e quajti autokratik, të Edi Ramës.
Mustafaj tha se opozita është e çoroditur dhe ka dallim midis fjalës dhe veprimtarisë politike dhe nuk po reagon ndaj manipulimit të butë që Rama po bën mbi njerëzit.
Andi Mustafaj tha se për Ramën është më e lehtë t’i largohen kryetarët e bashkive për skandale seksuale sesa për korrupsion pasi ai u thotë zgjedhësve qe humbet kur do ai.
Për ministren vrtuale Mustafaj tha se është vetëm një chat bot, por që në të ardhmen pret që kryeministri Edi Rama të çojë në Kuvend një kafshë, një gomar apo një kalë ndaj opozita duhet të zgjojë ndërgjegjet e njerëzve.
Andi Mustafaj:
“Duke kuptuar që nuk ka një veprim të izoluar që sjell rënien e regjimit, duhet një strategji, duhet të rrëzojmë të paktën një nga tetë shtyllat. Ministrja Diella është vetëm një “chatbot”, prandaj diçka e ngritur nga njeriu duhet rrëzuar nga njeriu.
Ka një ndarje mes fjalës dhe veprimtarisë. Nuk kemi një veprimtari politike kundër autokracisë së Edi Ramës, është përgjegjësi historike dhe madhore që kjo të mos përsëritet më. Jemi të çoroditur si opozitarë.
Autokracia e butë është e butë në kuptimin që regjimi ka kuptuar se është më produktive që të japë liri, por kudo ku liria vlen, nuk ekziston. Edhë socialistët vetë nuk bëjnë ligje dhe amendamente, liria politike e individit nuk ekziston, nuk ka asnjë mendim të opozitës që është zbatuar.
Godinat e larta dhe argëtimi i masave: këtyre u jepet meritë politike, ky është manipulim i butë. Autokracia e butë është humbja e kryebashkiakëve për skandale, kjo duhej të ishte shkatërruese sepse në sistemin e vlerave njerëzore kjo duhej ndëshkuar. Rama ka humbur 6 bashki për këto arsye por jo për korrupsion. Rama i përul dhe jep mesazhin se humbet kur do vetë.
Tani dërgoi në Parlament Diellën, së shpejti do na çojë ndonjë kafshë, kalë apo gomar. Duhet të zgjojmë ndërgjegjet e njerëzve”.