Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përgatitet letra, çfarë i kërkon Hamasi Presidentit Trump në këmbim të pengjeve izraelite
Hamasi ka përgatitur një letër për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke i kërkuar atij të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të rreth gjysmës së pengjeve që mban, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane. Raporti u konfirmua nga një burim që foli për “Times of Israel“, i cili tha se letra është aktualisht në Katar dhe pritet t’i dorëzohet Donald Trump këtë javë. Megjithatë, sipas rrjetit televiziv izraelit “Channel 12 “, Hamasi ende nuk e ka nënshkruar tekstin, megjithëse vlerësohet se mund ta bëjë këtë në ditët në vijim. Ndërkohë Katari ka “ngrirë” përpjekjet e ndërmjetësimit për lirimin e 48 pengjeve të mbetura në Gaza, pas përpjekjes së Izraelit për të goditur udhëheqjen e Hamasit në Doha në fillim të shtatorit. Siç i tha një diplomat arab për “Times of Israel”, që nga sulmi izraelit më 9 shtator, ndërmjetësit arabë nuk kanë bërë ndonjë...