Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë
Këtë të hënë, kryeministri i vendit Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ideve inovative dhe kreativitetit të të rinjve. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për ecurinë e vendit tonë në lidhje me digjitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike online. Gjithashtu, kryeministri u ndal edhe te mundësia që vendi ynë të ofrojë shërbimin e martesave online. “Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”, tha Rama. Pas kësaj profesori amerikan William P. Barnet. pyeti kryeministrin Rama: “Po divorcet mund t’i bëni? Më tej me batutë, kryeministri tha se martesat online janë më të vështira se...