Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci, Rama: Keqardhje e madhe
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të aktorit e regjisorit të mirënjohur, Enver Petrovci. “Aktor i jashtëzakonshëm, njeri i dashur dhe keqardhje e madhe… Prehu në paqe Enver Petrovci”,- shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale. Është shuar sot (22 shtator) në moshën 71-vjeçare ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci. Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor. Fillimisht ai studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Gjatë karrierës së tij të hershme, Petrovci u bë i njohur në gjithë ish-Jugosllavinë, sidomos për interpretimet e tij në Teatrin “Atelje 212” në Beograd, ku u vlerësua si një ndër aktorët më të shquar të...