Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Historia interesante, ja si u krijua kënga e famshme “Lulet e majit”
Ndër vite kjo këngë është kënduar në Shkodër, Korçë dhe Gjakovë, e madje ka patur dilema për origjinën e saj. Por, në të vërtetë kënga e ka një autor dhe ky është kompozitori Pjerin Ashiku. Dikur, luhej në mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në gjimnaz, në lulishtet popullore ndërsa gjatë verës çiftet pinin birrë, në dasmat tradicionale që gjithmonë gjenin një hapësirë që kabanë me klarinetë ta ndërprisnin dhe të fusnin “Lulet e majit”, ajo luhej gjithmonë dhe këndohej nën buzë, si një premtim për dashuri dhe besnikëri të përjetshme. Njerëzit ‘shkriheshin’ nën tingujt e kësaj muzike të embël, akujt e zemrës shkrimin dhe gjithçka bëhej më romantike dhe nostalgjike njëkohësisht. Nuk e teprojmë nëse themi se kjo këngë magjike u bë hymn i dashurive...