Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Anisa Liço: Nëse s’do me të ndjekë hija e fajit, ruaje ndërgjegjen e pastër
Nga Anisa Liço Ndërgjegjja është një nga dimensionet më të thella të përvojës njerëzore. Ajo nuk është thjesht një konstrukt moral i shoqërisë, por një mekanizëm i brendshëm, i rrënjosur si në traditat filozofike ashtu edhe në psikanalizën moderne. Që nga Sokrati, i cili fliste për “daimonin” e brendshëm që e udhëzonte drejt së mirës, e deri te Freudi, që konceptoi superegon si zërin rregullues të ndërgjegjes morale, kjo forcë e brendshme mbetet një busull që na orienton mes së drejtës dhe së gabuarës. Të jetosh me ndërgjegje të pastër nuk është një ideal abstrakt, por një nevojë ekzistenciale. Një ndërgjegje e ngarkuar me faj prodhon tension të vazhdueshëm psiko-emocional, duke u shfaqur shpesh në forma ankthi, pagjumësie apo konflikti të brendshëm. Nga ana tjetër,...