BSH kërkon nga bankat më shumë përpjekje për të nxitur pagesat elektronike

BSH kërkon nga bankat më shumë përpjekje për të nxitur pagesat elektronike

Banka e Shqipërisë zhvilloi sot një takim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, me qëllim kryesor intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje të lidhura veçanërisht me zhvillimet në sistemet e pagesave, dixhitalizimin e sektorit bankar, promovimin e pagesave elektronike, nisjen e operacionalizimit të pagesave ndërkufitare në skemat SEPA, investimin në infrastruktura të reja dhe moderne të sistemeve të pagesave, si dhe mbikëqyrjen e sistemit bankar.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se Banka e Shqipërisë ka qenë pararojë në revolucionin që po ndryshon mënyrën se si aksesojmë dhe ndërveprojmë me shërbimet financiare. Si autoritet rregullator, nga njëra anë, ajo promovon aktivisht teknologjinë që nxit përdorimin e pagesave dixhitale, dhe nga ana tjetër, siguron mbrojtjen e nevojshme për konsumatorin, stabilitetin financiar dhe mbikëqyrjen e subjekteve...