‘Opozita nuk mund të heshtë’, Baçi: Mazhoranca meriton karriget në kokë, jo vetëm librat

‘Opozita nuk mund të heshtë’, Baçi: Mazhoranca meriton karriget në kokë, jo vetëm librat

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në një studio televizive deklaroi se e mira do të ishte që opozita mos t’i bënte veprimet që u panë në seancë plenare, por shtoi se mazhoranca meriton jo vetëm t’u hedhësh librat, por edhe karriget. “Mirë do të ishte të mos bëheshin veprimet me hedhje librash apo bidonash. Ata meritojnë jo vetëm librat, por edhe karrigen ta marrësh e t’ia hedhësh në kokë të gjithëve, por ne nuk duhet t’u japim atyre shkak. Ata pretekst duan që ta shesin te opinioni se opozita bën veprime të pahijshme, në shkelje të rregullores, dhe prandaj marrim masa”, tha Baçi. “Ne e dimë mirë që Rama nuk e pranon përballjen sepse nuk ka argumente dhe gjithmonë do të gjejë...