“Diellës mund t’i bëni pyetje”/ Rama: Ja kur mund ta kemi fizikisht ministren virtuale

“Diellës mund t’i bëni pyetje”/ Rama: Ja kur mund ta kemi fizikisht ministren virtuale

Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën Startup Albania, një hap të ri në mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ministrja virtuale për Inteligjencën Artificiale, Diella, mund të jetë fizikisht e pranishme pranverën e ardhshme, ku mund t’i bëhen edhe pyetje. “Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët. Çfarë do të ndodhë më...