Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj: Kërkuam përsëritjen e seancës! PS tentoi zhbërjen e opozitës
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër ndaj mazhorancës pas daljes nga Konferenca e Kryetarëve, duke akuzuar shumicën se po minon funksionimin demokratik të Parlamentit dhe po përjashton në mënyrë sistematike opozitën nga proceset vendimmarrëse. Sipas Gjekmarkajt, opozita është vendosur nën një presion të vazhdueshëm përmes zhbërjes së komisioneve parlamentare, reduktimit të hapësirës për debat dhe dënimeve që ai i cilësoi si “absurde”. Ai u ndal edhe te zhvillimi i seancës së dytë parlamentare, ku sipas tij, kryeministri u paraqit me një qëndrim provokues, me synimin për të shmangur debatin dhe transparencën, duke mos prezantuar ministrat e rinj dhe duke mos lejuar diskutime që do t’i jepnin qytetarëve dhe trupit diplomatik një pasqyrë më të qartë të qeverisë. “Në këtë kontekst, kërkova përsëritjen...