Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Akuzohet se largoi nga vendi krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO shqyrton kërkesën e ish-partneres së Safet Bajrit
GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-partneres së Safet Bajrit, Eria Ago e cila ka bërë kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë. Kujtojmë se rreth dy javë më parë Gjykata e Posaçme vendosi të zgjasë afatin e hetimeve për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, me kërkesë të SPAK. Eria Ago, e cila ndodhet pas hekurave, dyshohet nga prokurorët e posaçëm se ka përkrahur autorët e vrasjes së Fatbardh Licit, duke i larguar nga vendi i krimit. Për krimin në pranga kanë rënë Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobraçit, Behar Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali. Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve. Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar...