Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Studimi/ ChatGPT iu përgjigj gabim pyetjes së famshme të Sokratit
Një studim i Universitetit të Cambridge zbuloi se ChatGPT ka vështirësi në sfidat matematikore, duke bërë gabime në problemin e njohur platonik të “dyfishimit të katrorit”, ashtu si do të bënte çdo nxënës. Studimi, i botuar në International Journal of Mathematical Education in Science and Technology, tregoi se si ChatGPT-4 u përgjigj një prej problemeve më të vjetra matematikore, dyfishimit të katrorit, që përshkruhet nga Platon te dialogu i tij “Menoni”. Në këtë dialog, Sokrat i udhëzon një djalë rob që të zbulojë se katrori i ri duhet të ketë anët e barabarta me diagonalen e katrorit fillestar, duke demonstruar natyrën e brendshme të njohurisë. Përgjigja e ChatGPTHulumtuesit paraqitën ChatGPT-4 me të njëjtën sfidë, duke përdorur pyetje të tipit sokratik dhe variante që mund të...