Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
BE uron kabinetin “Rama 4”: Presim që Shqipëria të mbyllë negociatat deri në vitin 2027
Në një reagim zyrtar, Delegacioni i BE-së në Tiranë ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri qeveritar për marrjen e detyrës. Në postim thuhet se Shqipëria mund të arrijë të mbyllë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. “Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027”, thuhet në urimin e delegacionit të BE-së. Në përfundim te urimit Delegacioni i Bashkimit Europian shprehet se pret të bashkëpunojë me qeverine Rama për ta kthyer anëtarësimin e Shqipërisë në një arritje historike....