Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

Menaxheri i njohur i artistit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka ndarë disa mendime interesante në një intervistë për emisionin “Prive”, ku nuk munguan pyetjet në lidhje me të ardhmen e Luizit dhe mundësinë e rikthimit të tij në reality show-n “Big Brother VIP”. Agaj la të kuptohet se një ftesë për rikthimin e Luizit në BBV është përfolur prej kohësh në media, dhe ai vetë beson se një rikthim i tillë do të kishte një ndikim të madh në format. “E di që i mund të gjithë prapë,” u shpreh menaxheri. “Çdo artist, jo se është i joni, por kushdo që ka synuar të hyjë në BBV pas Luizit, ka thënë: ‘Jo Luiz, po të isha të paktën gjysma e Luizit’. Unë e pres atë...