Ndihem apo ndjehem? Ndiej apo ndjej? Si duhet të shkruhen…

Nga Mehmet EleziNdiej apo ndjej? Si ndihesh apo si ndjehesh?Të dyja janë fjalë shqipe. Bëhen joshqipe kur i hyjnë në hise njëra-tjetrës. Kanë prejardhje dhe kuptime të ndryshme.I.“Ndiej, me ndie”, e burimit indoeuropian të shqipes, ka dy kuptime kryesore:– Dëgjoj. Nuk ndiej, kam dyll në veshë. E ndiem kur këndoi.– Kam një ndjenjë. Ndiej të ftohtë. Ndiej keqardhje.Kështu edhe trajtat pësore e vetvetore “Ndihem, me u ndie”:– Kam një ndjenjë. Ndihet i kënaqur.-Dëgjohem. Afroju pak, se nuk ndihesh. Nuk ndihet zhurmë.Prej këtu emrat “ndjenjë“, “ndjesi“.Prej këtu edhe mbiemri “i ndier” (gegnisht “i ndiem”). Sipas Fjalorit të Akademisë së Shkencave “i ndier” ka kuptimin: ”i dëgjuar, i përmendur, i njohur. Burrë i ndier”.II.“Ndjej, me ndje”, prej latinishtes indulgere:– I fal një faj a gabim dikujt. Më ndjeni për shqetësimin. Më ndjeftë Zoti – më faltë Zoti.Kështu edhe trajtat pësore e vetvetore: “ndjehem, me u ndje”: ndahem me dikë, duke e falur; më falen gabimet.Prej këtu emri “ndjesë” = falje. Kërkoj ndjesë. Ndjesë pastë.Prej këtu edhe mbiemri “i ndjerë” = jetëndërruar. Gjyshi i ndjerë. Edhe si emër: I ndjeri u përcoll.Media, botimet dhe politikanët e bëjnë çorbë.Shkruhet “…ndjehet i zhgënjyer”, “ndjehesha si në shtëpi” në vend të “ndihet i zhgënjyer”, “ndihesha si në shtëpi”.Pyetja e parë në intervista, e gabuar: “Si ndjeheni, si u ndjetë kur”. Duhet “si ndiheni, si u ndiet kur”.Kujdes duhet të bëjë ndonjë që rreket ma ua ba qejfin “shefave të mëdhenj“. Synon të thotë: “Është politikan i ndier i dëgjuar)”. Por në vend të “i ndier” shkruan “i ndjerë”. “Është politikan i ndjerë”!Dhe e çon “shefin e madh“ në botën tjetër!

ObserverKult

————————————–

Lexo edhe:

MEHMET ELEZI: VITE APO VJET? SI DUHET TË SHKRUHET?

Vite apo Vjet? nga Mehmet EleziShumësi i emrit “vit” del në dy trajta: “vite” dhe “vjet”. Media po e kryqëzon trajtën “vjet”. Shkruajnë:-ka njëzet vite në punë;-u takuan pas katër vitesh.Duhet:-ka njëzet vjet në punë;-u takuan pas katër vjetësh.Pse?

—————————————-

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *