Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Turizmi në vend, bankat derdhin miliarda për bujtina, marina dhe hotele
Në një kohë kur turizmi po jep një kontribut të madh për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, a po shtohen më shumë biznese në këtë sektor dhe sa po investojnë ato që janë aktualisht në përmirësimin e cilësisë së shërbimit? Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, numri më i lartë i regjistrimeve të bizneseve të reja gjatë vitit të kaluar, ishte në kategorinë “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” me 4,865 regjistrime apo 27.8%, ndjekur nga sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 15.6%, ku një pjesë e bizneseve operojnë në fushën e turizmit. Por sa prej këtyre bizneseve në turizëm morën hua për t’u çelur dhe sa prej biznesve ekzistuese morën hua për të kryer investime,...