Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, Portugalia njeh zyrtarisht Palestinën
Portugalia ka bërë një hap historik duke njohur zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm, Paulo Rangel, gjatë një deklarate në Nju Jork të dielën, vetëm pak ditë para hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Rangel theksoi se zgjidhja me dy shtete është “i vetmi rrugëtim drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, ndërsa qeveria në Lisbonë rikonfirmoi “të drejtën e Izraelit për të ekzistuar” dhe nevojat e tij për siguri. Ai gjithashtu dënoi sërish “sulmet terroriste të 7 tetorit” të kryera nga militantët e udhëhequr nga Hamas. Vendimi i Portugalisë vjen vetëm pak orë pas njohjes së Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia. Vendet e tjera, përfshirë Francën, pritet të ndjekin të njëjtin hap gjatë samitit...