Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Diella ‘mban fjalim’ në konferencën prestigjioze: Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë
Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së OKB, në New York, kryeministri Edi Rama bën të ditur se dje, 21 shtator, ministrja virtuale Diella mori pjesë në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative”. Ky event mbahet nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve dhe mblodhi sipërmarrës dhe ekspertë inovativë nga e gjithë bota për të diskutuar rreth trendeve dhe projekteve më të fundit në teknologji dhe investime. Në një mesazh të shpërndarë në Facebook, Rama ftoi qytetarët të ndiqnin video-mesazhin e ministres për Inteligjencën Artificiale, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një hap të rëndësishëm në prezantimin e Shqipërisë në skenën globale të inovacionit.