Pushime për çiftin! Princ Leka ndan një selfie me Blertën nga udhëtimi i tyre

Pushime për çiftin! Princ Leka ndan një selfie me Blertën nga udhëtimi i tyre

Princ Leka ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ai ka postuar një selfie pranë Blertës, teksa çifti shfaqet i buzëqeshur dhe i relaksuar. Fotoja është realizuar në ambientet e njohura të Galleria Vittorio Emanuele II në Milano, një prej vendeve më ikonike dhe turistike të qytetit italian. Në sfond bie në sy kupola madhështore prej xhami, që i jep fotos një atmosferë elegante dhe romantike. Postimi i Princ Lekës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Kujtojmë se Gjykata e Tiranës e ka dënuar Princ Leka Zogun me 1 vit burg për akuzën e “Dhunës në familje”. Megjithatë, për shkak të përdorimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi është zvogëluar në 8 muaj dhe është vendosur pezullimi i ekzekutimit...