Numri i kartave të kreditit pësoi rënie në 2024, por tregu u bë më konkurrues

Numri i kartave të kreditit pësoi rënie në 2024, por tregu u bë më konkurrues

Tregu i kartave të kreditit pësoi përsëri rënie vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit 2024 bankat raportonin 113 290 karta krediti aktive, në rënie me 6.1% krahasuar me një vit më parë.Rënia ka ardhur kryesisht nga dy bankat kryesore, Banka Kombëtare Tregtare dhe Raiffeisen, që kanë pësuar rënie të numrit të kartave aktive dhe të pjesës së tregut. Ndërkohë, bankat e tjera në përgjithësi kanë pasur një tendencë në rritje të numrit të kartave të kreditit dhe pjesës së tyre të tregut.Pavarësisht rënies së tyre gjatë 2024, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe Raiffeisen Bank Albania vazhdojnë ta dominojnë tregun e kartave të kreditit, me rreth 64% të numrit total të tyre.Gjatë vitit të kaluar, banka kryesuese...