Nuk kërkohet NIPT për qiradhënie ditore, por tatimi 15% nga individët do paguhet përmes DIVA

Nuk kërkohet NIPT për qiradhënie ditore, por tatimi 15% nga individët do paguhet përmes DIVA

Kush jep apartamente për qira ditore në Airbnb e Booking nuk ka detyrim të hap NIPT, por duhet të deklarojë të ardhurat përmes DIVA dhe të paguajnë tatim 15%.Administrata Tatimore ka sqaruar se individët që japin apartamente apo vila me qira ditore përmes platformave online si Airbnb apo Booking.com, nuk kanë detyrim për të hapur NIPT nëse nuk ushtrojnë ndonjë aktivitet tjetër tregtar. Megjithatë, ata duhet të deklarojnë të ardhurat e fituara përmes Deklaratës Vjetore Individuale të të Ardhurave (DIVA), dhe të paguajnë tatim 15% mbi to, brenda 31 Marsit të vitit pasardhës.“Një individ që jep me qira një pasuri të paluajtshme dhe nuk ushtron aktivitet tjetër tregtar, nuk ka detyrimin ligjor që të regjistrohet për ushtrim të aktivitetit të qiradhënies por paguan tatim mbi...