Tirana mbushet me kulla, por popullsia u shtua vetëm me 1.7 mijë banorë në 2024

Tirana mbushet me kulla, por popullsia u shtua vetëm me 1.7 mijë banorë në 2024

Vit pas viti Kryeqyteti po e humbet rolin e vet si qendër graviteti për popullsinë e qarqeve të tjera. Rimet e rritjes së popullsisë në Tiranë po bien vit pas viti, teksa emigrimi i trurit është në rritje.Në 1 janar 2025 popullsia e qarkut të Tiranës arriti në 759,981 banorë ose 1,766 më shumë se në 1 janar 2024. Kjo rritje është shumë larg shtesës gati prej rreth 18 mijë banorësh të rinj në vitin 2015.Teksa rritja e popullsisë së Tiranës po shteron, ndërtimet nga ana tjetër kanë pësuar rritje jo të zakontë. Në 2024, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën...