Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili është kapur në shkelje të masës së sigurisë, gjatë një kontrolli rutinë të kryer nga Policia Rrugore në qytetin e Elbasanit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve”. Efektivët e qarkullimit rrugor kanë ndaluar për kontroll një automjet tip Audi, drejtuar nga shtetasja E. S., ndërkohë që në makinë ndodhej si pasagjer edhe Valter Bami. Ky i fundit mësohet se u ka thënë oficerëve të policisë që të mos e vononin me procedurat e kontrollit, pasi ishte në hasmëri. Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se Bami ndodhej në kundërshtim me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e cila i ishte caktuar më herët nga autoritetet gjyqësore....