Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ibrahimaj: Nga janari 2026 paga minimale arrin në 500 euro, biznesi nuk do të ketë kosto shtesë
Programi ekonomik “Rama 4” ka në fokus rritjen e qëndrueshme, vit pas viti të ekonomisë, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve për qytetarët. Premtimi është që, në janar të vitit 2026 paga minimale arrin në 500 euro/muaj. Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tha se ky nivel i ri vjen në përputhje me zhvillimet e sektorëve ekonomikë, ndërsa shpjegoi se biznesi në 18 muaj nuk do të paguajë kosto shtesë si pasojë e kësaj rritje. “Paga 500 euro është një shifër që është e përballueshme për të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndaj studimet tona kanë treguar se ky nivel page është i arritshëm. Mbi të gjitha pjesë e programit tonë është që më rritjen e pagës minimale në 500 euro bruto, sipërmarrja private...