Genta Ismajli flet për rikthimin në muzikë dhe zërat për divorc

Genta Ismajli flet për rikthimin në muzikë dhe zërat për divorc

Pas disa vitesh mungesë nga skena muzikore, Genta Ismajli është rikthyer me energji të reja. Këngëtarja publikoi së fundmi këngën “Unë të dua” në bashkëpunim me Luana Vjollcën, një projekt që ka marrë vëmendjen e publikut dhe rikthyer Gentën në qendër të vëmendjes. Gjatë pauzës së saj, artistja u përfol shpesh për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Usta. Por në një intervistë për “Prive”, ajo i ka mohuar kategorikisht këto lajme, duke treguar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë. “Usta është përkrahës shumë i madh i imi dhe më ka thënë që është ‘fansi im më i madh’. Kam shumë fat që e kam edhe partner të jetës, edhe burrë, por edhe që nuk më pengon në asnjë aspekt. Ndihem...