Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Policia ka arrestuar dje Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), një OJQ me status këshillimor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, Alma Bime, e cila mban postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në ministrinë e Brendshme. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: -arrestuan shtetasin M. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij”,- njoftuan blutë. Lidhur me këtë ngjarje, policia reagoi edhe ditën e sotme, duke përgënjeshtruar pretendimet e disa mediave se rasti nuk u raportua për publikun. “Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se është mbajtur e fshehtë nga ana e Policisë arrestimi i shtetasit...