Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rreziqet nga kafeja, ekspertët ngrenë alarmin: Mund të keni pasoja serioze nëse nuk bëni kujdes
Një kafe në mëngjes është shndërruar në një ritual për miliona njerëz, duke i dhënë energji dhe humor për të nisur ditën. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se mënyra se si konsumohet kafeja mund të kthehet në armik të shëndetit, duke ndikuar në gjumë, tretje, përthithjen e vitaminave dhe madje edhe në sistemin kardiovaskular. Dietologia Katie Sanders nga Doctify shpjegon se kafeja ka efekte të forta mbi zorrët dhe shëndetin e përgjithshëm, ndërsa studimet tregojnë se gabimet në konsumim mund të shkaktojnë pasoja serioze afatgjata. Rritja e kortizolit – Kafeina stimulon sistemin nervor, duke rritur kortizolin dhe adrenalinën, çka imiton një gjendje stresi. Ekspertët sugjerojnë të shmanget pirja mes orës 07:00 dhe 08:00 të mëngjesit, kur kortizoli është në kulmin natyral. Prishja e gjumit – Më shumë...