Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“731”
Nga Eljanos Kasaj* Filmi kinez me motive të Luftës së Dytë Botërore(1939-1945), 731 ose “E keqja e palidhur/Evil Unbound”, është shfaqur plot bujë në kinoteatrot kineze në 94-vjetorin e përkujtimit të Incidentit të 18 shtatorit, kur Perandoria Japoneze filloi okupimin e territoreve të krahinës së Mançurisë, në Kinën verilindore, gjë që çoi në themelimin e shtetit të saj kukull të Mançukuo-së pesë muaj më vonë. Ngjarjet në film janë vendosur në qytetin ruso-kinez të Harbin në vitin 1945 dhe në të ekspozohen mizoritë e Njësisë famëkeqe 731 të Japonisë, laboratorit sekret të kohës së luftës në Harbin që kryente eksperimente vdekjeprurëse njerëzore nën maskën e “parandalimit të epidemive”. Të burgosurit ngriheshin, disektoheshin të gjallë, helmoheshin me gaz dhe infektoheshin qëllimisht me murtajë dhe kolerë, ndërsa...