Aktivistja Evi Kokalar ka bërë dje një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, teksa hedh dritë mbi një komplot të errët mes kreut të Partisë Demorkatike, Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Kokalarit, Berisha ka harxhuar rreth 1 milionë dollarë për të angazhuar kompaninë LaCivita, të njohur për fushatat e Donald Trumpit, ndërkohë që Rama godet me “bufin e moçalit”, një etiketë që duket më shumë si sinjal bashkëpunimi sesa përplasje.
Me një ironi therëse, Kokalari thotë se “bufi ngjiti”, por pas kësaj alegorie qesharake fshihet një e vërtetë dramatike për qytetarët shqiptarë: një pazar nën rrogoz mes dy poleve politike që dikur përfaqësonin skaje të kundërta. “Lufta për moçalin është në fakt”, shprehet ajo, duke paralajmëruar se shqiptarëve po u vidhet fitorja, shpresa dhe alternativa. Në një postim tjetër tronditës, Kokalari thekson: “Fitoren e 11 Majit ndaj Edi Ramës, opozitës ja vodhi Sali Berisha!”. Por sa reale janë këto deklarata për dyshen Berisha-Rama? Koha për të zbardhur të vërtetën dhe për t’u përballur me të duket se po vjen dhe se gjithçka do të mësohet pas 11 majit.
Reagimi i Kokalarit
Konkretisht aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, vijon të thumbojë me postimet në rrjetet sociale qoftë Sali Berishën ashtu edhe kryeministrin Edi Rama. Kokalari e konsideron si një analogji të shkëlqyer ‘Bufin’ epitetin që Rama ia vendosi Berishës. “Harxhon tjetri treçerek milion dollarë për ‘arkitektin e fitores’ së Trumpit, dhe Rama vë në punë Zahon të gjej analogjinë e radhës…dhe godet aq ashpër sa dhe ‘arkitekti’ imagjinar i fitores së Trumpit nuk arrin ta ç’bëj stigmën therëse që sjell bufi i moçalit”, shkruan Kokalari. Më poshtë po pasqyrojmë postimin e plotë. “Bufi ishte analogji e shkëlqyer.
Bufi ngjiti. Harxhon tjetri treçerek milion dollarë për ‘arkitektin e fitores’ së Trumpit, dhe Rama vë në punë Zahon të gjej analogjinë e radhës…dhe godet aq ashpër sa dhe ‘arkitekti’ imagjinar i fitores së Trumpit nuk arrin ta ç’bëj stigmën therëse që sjell bufi i moçalit. Kulmi i kësaj tragjedie në fakt, është fakti që bufi ngjiti nga goja e Ramës – një tjetër krijesë e po të njëjtit moçal. Interesant ky proces vetëpastrimi. Luftë për moçalin është në fakt. Veç përpara Shqipëria madhështore!! Veç përpara”, nënvizon ajo. Ndërkohë zonja Kokalari ka bërë edhe një reagim të dytë në rrjetet sociale, teksa shkruan: “Mark this post: Fitoren e 11 Majit ndaj Edi Rames, opozitës ja vodhi Sali Berisha! Never forget!!”.
Sali Berisha harxhon rreth 1 milionë dollarë për LaCivitan, ja si Edi Rama po bën “pazare” nën rrogoz me…
