Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllain e Durim Bamit
Thyen masën “arrest shtëpie” Valter Bami, vëllai i Durim Bamit i njohur për drejtësinë. Punonjësi i qarkullimit rrugor gjatë rutinës së punës, ndalojnë një mjet tip Audi i drejtuar nga shtetasja E. S, ku pasagjer ishte Valter Bami. Bami i ka kërkuar të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri. Pas identifikimit të plotë nga punonjësi i policisë rrugore të Elbasanit, ai e ka shoqëruar për në drejtorinë vendore të policisë Valter Bamin, shtetasin me iniciale E. S dhe mjetin tip “Audi”.