Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kuvendi njofton mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, çfarë pritet të miratohet
Mazhoranca socialiste vijon me zbatimin e agjendës parlamentare, pavarësisht kërkesave apo kundërshtive të opozitës. Konkretisht, pasi miratoi e vetme komisionet e reja parlamentare, vendim për të cilin PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht thirrjen e Konferencës së Kryetarëve nesër në orën 11:00 për miratimin e listës së anëtarëve dhe zëvendësuesve në komisionet e përhershme parlamentare. Por, kërkesa e kryeparlamentarit Niko Peleshi, që ka thirrur në një takim krerët e grupeve parlamentare pritet të rikthejë përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, e cila ka kërkuar shkarkimin e tij nga ky post, shkruan A2 CNN. Raporti i drejtimit të komisioneve është 7 nga PS dhe 4 nga PD. Ashtu si emrat e drejtuesve të këtyre komisioneve, PD pritet të mos dërgojë emrat...