DETAJE / Spiropali telefonatë me homologun e Estonisë, diskutojnë mbi kërcënimet ruse

DETAJE / Spiropali telefonatë me homologun e Estonisë, diskutojnë mbi kërcënimet ruse

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar ditën e sotme, 21 shtator, një bisedë telefonike me homologun e saj estonez Margus Tsahkna. Ky i fundit i përcolli Spiropalit urimet e tij për emërimin në detyrën e re të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Ministri i Jashtëm i Estonisë njofton në rrjetin social “X” se me Spiropalin diskutoi “mbi shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n.” Postimi i Margus Tsahkna: Një bisedë e shkëlqyer e parë me homologen time , @elisaspiropali, të cilën e përgëzova për emërimin e saj si Ministre e Jashtme e Shqipërisë. Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit...