FOTO/ Zbuloi romancën në Ferma VIP, Anduel Kovaçi publikon për herë të parë partneren

FOTO/ Zbuloi romancën në Ferma VIP, Anduel Kovaçi publikon për herë të parë partneren

Anduel Kovaçi, një nga finalistët e spektaklit “Ferma VIP 2”, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë me partneren e tij Klean, duke rikthyer vëmendjen te jeta e tij personale. Këngëtari i cili i kushtoi një pjesë të rrugëtimit të tij në Fermë partneres, ka ndarë në profilin e tij në Instagram foto me të dashurën e tij. Por ndryshe nga më parë, këtë herë ka zbuluar identitetin e saj. Gjatë qëndrimit në fermë, Andueli tregoi një anë shumë të ndjeshme të vetes, duke folur hapur për dashurinë që ka për Klean. Në një nga momentet më të komentuara të spektaklit, partnerja e tij e surprizoi me një letër prekëse që emocionoi publikun dhe banorët e tjerë. /vizionplus.tv