Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“S’ka kopsht dhe shkollë publike”/ Xhixho ngre shqetësimin e banorëve: Nisin vuajtjet e përditshme të prindërve…
Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjetet sociale u shpreh se siguria ushqimore është siguri kombëtare. REAGIMI I XHIXHOS: Jam këtu në zonën e Astirit, ku fëmijët u detyruan edhe këtë vit të ri shkollor të shpërndahen në shkollat e tjera të Tiranës. Kjo lagje me 70 mijë banorë nuk ka kopsht dhe shkollë publike. Premtime çdo vit dhe përsëri çdo fillim shtatori nisin vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për t’i çuar fëmijët në shkollat larg shtëpive të tyre, duke humbur orë të tëra në trafikun e tmerrshëm të Tiranës. Këta prindër paguajnë rregullisht taksën e infrastrukturës arsimore, por nuk marrin shërbimin. Kostos që rëndon në xhepat e tyre i shtohet fatura e shkollave private, after school-eve apo transportit. Edhe...