Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Guerile” në Shkodër, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën në oborrin e banesës së tij. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi P. L. dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që po kryente punime dhe ka ndërruar jetë në vend. Po ashtu mësohet se ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Në lagjen “Guerile”, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me...