Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Analizë/ Varret e fshehta në Moskë, 1 mln ushtarë të vdekur prej luftës?
Artikull i La Repubblica, nga Marta Serafini Për të përshkruar ushtarët rusë të vrarë në Çeçeni, gazetarja e njohur Anna Politkovskaja përdorte një term që në gjuhën e saj nënkuptonte “material njerëzor”. Sot, humbjet e ushtrisë ruse në Ukrainë kanë kaluar shifrën e 1 milion personave. Sipas të dhënave më të fundit të shtabit të përgjithshëm të Kievit, deri tani 1 099 530 ushtarë janë dërguar nga Kremlini drejt vdekjes, kryesisht në Donbass. Për autoritetet ruse, këto viktima “nuk ekzistojnë”, pasi Moska nuk publikon statistika të sakta. Media të pavarura si Mediazona, në bashkëpunim me BBC-në ruse dhe ekipet e vullnetarëve, kanë nisur të krijojnë lista emërore të ushtarëve të vrarë, duke u mbështetur në postime në rrjetet sociale, lajme lokale dhe njoftime zyrtare. Sipas këtyre...