“Krenare që kam shërbyer për 29 vite”/ I jep fund karrierës diplomatike, reagon ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Kim

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, i dha fund karrierës diplomatike, pasi javën që vjen ajo do të pensionohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo shprehet krenare që i ka shërbyer vendit të saj për 29 vite.
“Me mirënjohje për mundësinë që më është dhënë të shërbej vendin tim si diplomate, do të dal zyrtarisht në pension nga Departamenti i Shtetit javën e ardhshme. Dje, së bashku me familjen dhe miqtë, festuam këtë moment së bashku,” shkruan Kim në Instagram.
Ajo theksoi se ndjehet krenare për shërbimin e saj nën pesë presidentë dhe dhjetë sekretarë shteti, duke shprehur gjithashtu shpresën për gjeneratën e re të nëpunësve publikë amerikanë.
“E përfundoj këtë kapitull me një zemër plot shpresë për brezin e ardhshëm të shërbyesve publikë të SHBA-së. Zoti e bekoftë Amerikën!”, përfundon mesazhin e saj diplomatja.
Postimi i plotë:
“Me mirënjohje për mundësinë që pata të shërbej vendit tim si diplomate, javën e ardhshme do të dal zyrtarisht në pension nga DASH. Dje e festova këtë moment së bashku me familjen dhe miqtë e mi. Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite nën drejtimin e pesë Presidentëve dhe dhjetë Sekretarëve të Shtetit. E përmbyll këtë shërbim me një zemër plot shpresë për brezin e ardhshëm të shërbyesve publikë amerikanë. Zoti e bekoftë Amerikën”.