Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Makina shtyp 15 krerë bagëti në Maliq
                            Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Zvezdë–Zëmblak, në territorin e bashkisë Maliq. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një tufë bagëtish, duke shkaktuar shtypjen e rreth 15 krerëve. Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, por dyshohet se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Në vendngjarje ndodhen forca policore për kryerjen e verifikimeve dhe për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.