Ja si gjumi rregullon nivelin e sheqerit në gjak

Ja si gjumi rregullon nivelin e sheqerit në gjak

Vetëm një natë me gjumë të çrregullt ose pa fjetur mjaftueshëm mund të ndikojë negativisht në ditën pasuese, duke na prishur humorin dhe duke çuar në zgjedhje të këqija ushqimore. Por sipas një studimi të ri, pasojat nuk ndalen aty, gjumi i pakët dhe fjetja me vonesë ndikojnë gjithashtu në rregullimin e sheqerit në gjak, një faktor kyç për shëndetin metabolik dhe parandalimin e diabetit. Një studim i kryer nga Westlake Laboratory of Life Sciences and Biomedicine në Kinë ka zbuluar se fjetja për periudha të shkurtra dhe në orë të vona lidhet me rritje të variabilitetit glukemik, pra, luhatje më të mëdha të niveleve të sheqerit në gjak, sidomos kur këto zakone janë të përsëritura. Studiuesit analizuan të dhënat e 1.156 personave të moshës...