Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Produktet me pesticide, Xhixho akuza qeverisë: Jashtë vendit bllokohen, tek ne shiten lirshëm
Deputetja e PL-së Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me sigurinë ushqimore në vendin tonë. Në një video në rrjetet sociale, Xhixho deklaron se produktet shqiptare që kthehen mbrapsht nga tregjet europiane, fatkeqësisht shiten lirshëm në vendin tonë. Më tej Xhixho deklaron se në kohën kur jashtë bllokohen, në Shqipëri ato shërbehen në tryeza. Ndërsa po ashtu deputetja hedh akuza ndaj qeverisë se po helmon shqiptarët. “Produktet shqiptare që kthehen mbrapsht nga tregjet europiane, fatkeqësisht shiten lirshëm në Shqipëri. Speca me pesticide, mandarina të kontaminuara, luleshtrydhe me kimikate të ndaluara, peshk me parazitë, mish i infektuar me salmonelë, akullore me substanca kancerogjene, pjeshkë me përmbajtje të lartë nikeli… këto janë vetëm disa raste të bëra publike. Shumë të tjera nuk raportohen kurrë. Ndërsa jashtë vendit...