Elia Zaharia flet për divorcin me Princ Lekën: Jeta të ngre dhe të rrezon

Elia Zaharia flet për divorcin me Princ Lekën: Jeta të ngre dhe të rrezon

Aktorja e njohur Elia Zaharia ishte këtë të shtunë në emisionin “ArtKand” në Top Channel, ku prezantoi librin e saj për fëmijë, “Perla dhe Dreri i Artë”, një projekt i realizuar gjatë një periudhe që ajo e përshkruan si “kakofoni” në jetën e saj personale. Gjatë intervistës, gazetarja Jetona Koçibelli e pyeti Elian për divorcit e saj me Princ Lekën dhe mënyrën se si ajo e ka përballuar këtë periudhë të vështirë. Elia u shpreh me sinqeritet: “E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje-ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri. Sepse dhimbja apo sfidat që...