Aksidenti në aksin Shkodër – Han i Hoti, fotoja e viktimave babë e birë që humbën jetën
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë 2 viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Han i Hotit.
Automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës, 18:20, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje Valentin Bluda dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet.
Pak më parë është bërë publike edhe fotoja e dy viktimave babë e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksident, në aksin Shkodër-Han i Hotit.
Aksidenti në aksin Shkodër – Han i Hoti, fotoja e viktimave babë e bir që humbën jetën
