Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Zjarr në Bulçar të Gramshit, dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes nisen për shuarjen e flakëve
                            Një vatër zjarri e cila u shfaq që në orët e para të ditës së sotme në fshatin Bulçar të Gramshit, vijon të jetë aktive në pyllin me pisha. Terri i thyer ka bërë që forcat zjarrfikëse ta kenë të pamundur shuarjen e flakëve. Mësohet se në drejtim të Gramshit janë nisur dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Kujtojmë që nga zjarret që përfshinë Gramshin në muajin gusht, u dogjën me mijëra hektarë dhe u shkrumbuan me dhjetëra banesa.